Shehi: Djegia e mandateve, furtunë e kotë


18:36 | 12/07/2018

Furtunë të kotë e quan Dashamir Shehi gjatë nëj intervistë për ABC News, pretendimin për djegien e mandateve të opozitës. Kjo e fundit, sipas tij, përpos denoncimit duhet të ofrojë alternativën e saj për shqiptarët.

Djegia e mandateve të opozitës është pjesë e presionit opozitar, por e menduar përpara çeljes së sesionit të ri parlamentar në shtator është nonsens politik. Dekalrat erdhi nga kreun i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

“Sot më duket pa vend dhe jemi të gjithë dakord brenda grupit opozitar. Unë gjykoj që djegia e mandateve është t’i heqësh një armë opozitës, një ushtar i mirë i ka të gjitha edhe mburojën edhe shtizën, ta lesh me kanatiere s’ka sens. Kjo ide është e vlefshme në Shtator me temat e reja që do vendosen përpara reagimit të shqiptarëve sepse do i ofrojmë një mundësi të reagojnë”.

Ky reagim do të nxitet jo më vetëm nga denoncimi, por edhe afrimi e një alternative, sipas tij.

Si në çdo fushë-betejë edhe ajo parlamentare kërkon kohën e vet, thekson Shehi dhe votimi i 5 Korrikut për ligjin për Teatrin Kombëtar ishte sipas tij pasqyrë e arrogancës së kryeministrit jo vetëm mbi opozitën dhe popullin por edhe vetë grupit të tij parlamentar.

“Kisha pritur që 4-5 do dalin kundër. Po aq e madhe është dhuna në PS dhe e vogël liria. Shpresoj dhe besoj që reagimi i Majkos është politik dhe ai është personazh politik. Majko duke ardhur nga një histori ndryshe, politike, që e ka ndërtuar vetë ka të drejten morale. Ky ka zhdukur brenda PS edhe ata që ishin personazh politik. Këta s’kanë dinjitet politik, këta do shkojnë mbas shefit ai i ka vënë ai do i heqi.  dikush nga PS më tha para dy javësh, ishin 30 profesorë, tani kanë ardhur 30 biznesmenë hajdutë të vegjëlël, kjo është etamorfoza që i bëri rilindja PS-së.

Por…

“Do ta shohësh se kjo kështjellë rere një dallgë do dhe veç shijes së keqe të hajdutllëkut që do mbesi për 10 vjet, s’do mbesi më asgjë”.

Pas votimit të 5 Korrikut, opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj të shtrirë në kohë teksa kryedemokrati Lulzim Basha djegien e mandateve e konsideroi si zgjedhjen më të thjeshtë, ndërsa përballjen synim të opozitës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono