Shefja e misionit të OSBE/ODIHR mbërrin në selinë blu, takon Bashën

12:13 | 15/10/201912:130

Shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR Audrey Glover ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim Lulzim Bashën

Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton se Shefja e misionit të OSBE ODIHR ka mbërritur dje në Tiranë.

Ajo ka programuar një axhendë takimesh jo vetëm me kryetarin demokrat Lulzim Basha, por edhe me kryetaren e LSI- së Monika Kryemadhi, takim i cili është parashikuar në orën 14:00. pas këtakimit me Kryemadhin Glover do të takojë kryetarin e komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri në orën 16:00.

Pas takimit me kreun demokrat  ajo do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp 13:15 ku do të ketë në fokus gjetjet për raportin e fundit për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë shndërruar në një debat të hapur mes mazhorancës dhe opzoitës.

OSBE ODIHR ka qenë e vëmendëshme që PD dhe opozita ka adresuar për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Mazhoranca nuk ka dhënë dakordëisnë e saj për këtë propozim të opozitës për reformën zgjedhore. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono