SHBA, terroristi që plagosi 30 persona në 2016 dënohet me 2 burgime të përjetshme

13:09 | 14/02/2018

Terroristi që plagosi 30 persona në shtator të 2016 duke shpërthyer bomba në Nju Jork dhe Nju Xhersi është dënuar me dy burgime të përjetshme. Ahmad Rahimi, amerikan me origjinë afgane nuk ka shfaqur pendesë për aktet e kryera.

Ahmad Khan Rahimi, qytetari amerikan me origjinë nga Afganistani, i cili në shtator të 2016 shpërtheu disa bomba artizanale në Nju Jork dhe Nju Xhersi, është dënuar me 2 burgime të përjetshme. Gjatë sulmeve terroriste, 30 persona mbetën të plagosur. Dënimi kundër 30-vjeçarit, të arrestuar pas të shtënave me policinë në qytezën Linden, është vendosur nga gjykatësi Richard Berman në Manhatan në përfundim të një procesi ku terroristi ka pranuar se “nuk i vjen keq për anjë”.

Sipas prokurorëve federal amerikane, Rahimi nuk ka treguar pendesë dhe ka tentuar të radikalizojë të dënuar të tjerë në burgun ku është mbyllur për shkak të mbështetjes së Shtetit Islamik.

Tetorin e kaluar Rahimi, nga shumë i njohur si “bombarduesi i Çelsit”, është shpallur fajtor për të tetë akuzat që rëndonin kundër tij, përfshirë përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë dhe bombardime në vende publike./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono