SHBA-të akuzojnë Huawei dhe menaxherin për mashtrim financiar

12:14 | 29/01/2019

Vajza e themeluesit të kompanisë kineze Huauei, njëkohësisht dhe menaxhere kryesore e shoqërisë, akuzohet nga shtetet e bashkuara të amerikës për nashtrim funanciar. Departamenti amerikan i drejtësisë kërkon ekstradimin e saj nga Kanadaja ku aktualisht ndodhet në gjendje arresti

Shtetet e bashkuara të amerikës akuzojnë Huauei dhe Meng Uazhou, një nga menaxherët kryesorë, dhe vajzën e themeluesit të shoqërisë, se kanë vjedhur sekkrete tregtare, si dhe për mashtrim e shkelje të sanksioneve ndj Iranit. Akuza të rënda vetëm pak ditë prara një raundi të ri negociatash tregtare mes shteteve të bashkuara të amerikës dhe kinës, në program në 30 e 31 janar në Uashington.

Huauei dhe Meng akuzohen vecanërisht se kanë gënjyer autoritetet bankara për të shmangur dyshime dhe pyetje  të mundshme për transaksionet me Iranin. Transaksione prej miliona dollarësh sipas ministres amerikane për sigurinë kombëtate Nielsen.

Sipas akzuës, Meng, e cila aktualish ndodhet në Kanada pas arrestimit në muajin dhjetor, e për të cilën Uashingtoni kërkon ekstardimin, ka gënjyer në mënyrë të përsëritur në vitin 2013 për marrëdhëniet mes Huauei dhe shoqërisë iraniane Skajkom.

Kolosi kinez, në dijeni të hetimeve amerikane, ka mbuluar dhe ka penguar punën e hetuesve amerikanë duke transferuar dëshmitarë të mundshëm në Kinë.

Kjo lëvizje e fundit e Uashingtonit kërcënon seriozisht raundin e ri të negociatave mes shteteve të bashkuara të amerikës dhe kinës, të cilat po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për ti dhënë fund betejës tregtare, pasojat e së cilës po ndihen dhe në ekonominë globale./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono