SHBA, tanke dhe raketa Taivanit, reagon Pekini: Ishulli është i yni

23:25 | 09/07/201923:250

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të furnizojnë me armatime të rënda Taivanin. Lëvizja kërkon edhe miratimin e Kongresit, por ajo tashmë ka acaruar Pekinin, që ka deklaruar se ishulli aziatik është pjesë e saj dhe se do të marrë masa ndaj lëvizjes së Uashingtonit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka aprovuar shitjen e armatimeve me vlerë 2.2 mld dollarë ishullit të Taivanit. Vendimi ka gjasa të acarojë Pekinin, që e konsideron Taivanin pjesë të territorit të saj dhe disa herë ka shprehur shqetësimin për qasjen amerikane.

Kongresi është informuar mbi marrëveshjen potenciale, që përfshin 108 tanke të llojit “Abrams” dhe rreth 250 raketa të llojit “Stinger”. Ligjvënësit amerikanë kanë 30 ditë kohë për të kundërshtuar marrëveshjen, por nuk ka shanse që ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara pezullimin e marrëveshjes. Apeli është bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, i cituar nga agjencia e lajmeve “Xinhua”.

“Pekini është tej mase i pakënaqur dhe është i vendosur ta kundërshtojë lëvizjen e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar zëdhënësi.

Kina e konsideron Taivanin pjesë të sajën dhe ka kërcënuar edhe me përdorim të forcës për ta përfshirë atë në juridiksionin e saj. Por sipas palës amerikane, shitja e armëve do të kontribuojë vetëm në modernizimin e flotës së tankeve të Taivanit, në mënyrë që ishulli të jetë në gjendje t’u përgjigjet kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme ndaj sigurisë së tij.

“Në asnjë mënyrë, armatimet e reja nuk do të cënojnë balancën ushtarake në rajonin e Azisë së Paqësorit”, thuhet në një komunikatë të Agjencisë amerikane për Bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono