SHBA, publikohen dokumentat mbi takimin në “Trump Tower”


20:23 | 16/05/2018

Një panel i Senatit amerikan publikoi të mërkurën dokumente në lidhje me takimin e mbajtur në qershor 2016 mes krerëve të stafit elektoral të Donald Trump dhe një delegacioni rus, që thuhet se ofronte material kompromentues në dëm të Hillary Clinton. Dosja me 2.500 faqe biseda të transkriptuara përmban edhe marrjen në pyetje të djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump Xhunior, i cili u takua me një avokate ruse në prag të zgjedhjeve. Gjatë intervistës, Trump Xhunior është përgjigjur se mesazhet e palës ruse i ka interpretuar si një urim për fitoren e të atit dhe jo si një ofertë konkrete për ndihmë. Komisioni për çështjet gjyqësore të Senatit, që po kryen një nga tre hetimet për çështjen “Russiagate”, mori në pyetje edhe 4 persona të tjerë në lidhje me takimin e mbajtur në Kullën Trump në Nju Jork. Bëhet fjalë për publicistin Rob Goldston, që organizoi takimin me avokaten ruse; lobistin ruso-amerikan Rinat Akmetshtin; biznesmenin ruso-gjeorgjian Ike Kaveladze dhe përkthyesin. Avokatja Natalia Veselnitskaja, që mohon të ketë punuar për llogari të Kremlinit, nuk u mor në pyetje, por komisioni publikoi një përgjigje të shkruar të saj dhënë vitin e kaluar. Ndërkohë, dhëndri i presidentit Trump, Xhared Kushner dhe menaxheri i fushatës elektorale Pol Manafort, që ishin të pranishëm në takim, refuzuan të merreshin në pyetje. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono