SHBA, Pentagoni shpërfill Kongresin

19:39 | 26/03/201919:390

Me një lëvizje të papritur, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ofruar 1 miliard dollarë për projektin e presidentit Trump për murin me Meksikën. Vendimi ka shkaktuar irritimin e demokratëve, pasi sipas tyre Pentagoni ka shpërfillur Kongresin dhe njëkohësisht ka marrë para të destinuara për projekte të tjera.

Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar transferimin e 1 miliard dollarëve fonde ushtarake për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Sipas mediave amerikane, paratë do t’i dorëzohen Departamentit të Sigurisë së Brendshme për të mbështetur ngritjen e 91 kilometrave mur të lartë mbi 5 metra.

Gjithashtu, fondi parashikon investime për përmirësimin e rrugëve dhe ndriçimit në disa seksione të kufirit – ka bërë të ditur Pentagoni. Por lëvrimi i 1 miliard dollarëve për murin mund të çojë në pezullimin e 150 projekteve të tjera të parashikuara brenda territorit amerikan dhe jashtë shtetit. Senatorët demokratë kanë dënuar vendimin për të autorizuar transfertën miliardere pa një aprovim në Kongres.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm si thelbin e transfertës ashtu edhe veprimin e Departamentit të Mbrojtjes pa kërkuar më parë konsensusin e Kongresit dhe komisioneve parlamentare për mbrojtjen”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Sipas demokratëve, veprimi i njoftuar nga sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Patrik Shejnahan bie ndesh me rregullat e përvetësimit të fondeve. Më 14 Mars, Senati amerikan dhe Kongresi votuan për të bllokuar lëvizjen e presidentit Donald Trump për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, në mënyrë që të siguronte fonde për murin. Një ditë më pas, Trump vendosi veton e parë për të shfuqizuar vendimin e Kongresit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono