SHBA, Pentagoni nis tërheqjen e trupave nga kufiri me Meksikën

11:57 | 11/12/201811:570

Administrata amerikane ka vendosur tërheqjen e trupave nga kufiri me Meksikën, pasi karvani me emigrantë i nisur Amerika Qendrore nuk përbën më kërcënim. Lëvizja e Departamentit të Mbrojtjes, rreth 1 muaj pas zgjedhjeve të mesmandatit, përforcon dyshimet se dërgimi i trupave ishte vetëm një lëvizje elektorale e presidentit Trump.

Pentagoni ka nisur të tërheqë një pjesë të trupave që presidenti Donald Trump dërgoi në kufirin me Meksikën, për t’i bërë ballë karvanit të emigrantëve të nisur nga Hondurasi. Sipas mediave amerikane, ushtarët e parë do të largohen nga kufiri duke nisur nga java e ardhshme, ndërkohë që për Krishtlindje do të jenë 2 mijë ushtarë që do të kthehen në shtëpi.

Aktualisht numri i trupave në kufi me Meksikën është 5 mijë e 400 njësi, por numri i emigrantëve ka rënë dhe ndërhyrjet logjistike, mes të cilave ngritja e barrierave metalike, kanë përfunduar. Vendimi i presidentit Trump për të dërguar ushtrinë në kufirin me Meksikën shkaktoi jo pak polemika. Nisur nga fakti se ai përkoi me zgjedhjet e mesmandatit, në të cilat republikanët humbën kontrollin e Kongresit, analistë të mediave amerikane deklaruan se ishte vetëm një taktikë e Trump për të përfituar një rritje të popullaritetit të venitur të tij.

Në fakt, pas zgjedhjeve rasti i karvanit të emigrantëve të nisur nga Amerika Qendrore është prekur në raste sporadike. Aktualisht personat e nisur nga Hondurasi dhe Guatemala ndodhen të stacionuar në qytetin meksikan të Tihuanës, ku autoritetet lokale kanë paralajmëruar disa herë për rrezikun e një krize humanitare. Ndërkohë, administrata e re meksikane është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me atë amerikane për kontrollin e fluksit migrator./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono