SHBA paralajmëron Turqinë: NATO-n, ose Rusinë

09:13 | 04/04/2019

Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar Turqinë të mos avancojë me blerjen e planifikuar të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Paralajmërimi erdhi pak orë pasi ministri turk i Punëve të Jashtme tha të mërkurën në SHBA se marrëveshja me Rusinë tashmë ishte e përfunduar.

Ne e kemi bërë të qartë se nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa aleatët e NATO-s blejnë armatime nga kundërshtarët tanë, armatime që kërcënojnë kohezionin e kësaj aleance”, tha Pence të mërkurën, gjatë fjalimit në një samit të NATO-s në Uashington.

Pence tha se blerja e sistemit antiraketor rus nga Turqia për 2,5 miliardë dollarë, “përbën rrezik të madh për NATO dhe për forcën e kësaj aleance”. Ai paralajmëroi se Turqia do të përballet me pasojat nëse vazhdon me këtë plan.

Por vetëm pak orë më parë, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoglu tha se kjo ishte një marrëveshje e përfunduar. “Marrëveshja për S-400 është e përfunduar dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo”, tha Çavuşoglu.

Turqia duhet të zgjedhë. Dëshiron të mbesë një partnere kritike e aleancës më të suksesshme ushtarake në historinë e botës, apo dëshiron të rrezikojë sigurinë e këtij partneriteti me vendime të pamatura që minojnë aleancën tonë?”, paraljmëroi Pence.

Zv/Presidentit amerikan iu përgjigj me të njëjtën monedhë homologu i tij turk, Fuat Oktay, i cili tha se SHBA-të duhet të vendosin nëse duan të qëndrojnë aleat i Turqisë, apo duan ta rrezikojnë këtë miqësi duke mbështetur grupet terroriste. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono