SHBA mposhtet lehtësisht nga Serbia

18:45 | 12/09/201918:450

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar një tjetër humbje në kampionatin botëror të Basketbollit. USA ka marrë një leksion të mirë nga Serbia në sfidën e vlefshme për vendet 5 deri në 8.

Një tjetër disfatë nga ky botëror, për USA, që tashmë jashtë botërorit që nga dita e djeshme pëson një tjetrër humbje në përballjen për vendet 5-8 me skuadrën potente të Serbisë. Kjo e fundit ishte parashikuar edhe si fravoritja e këtij Botërori, por suprizat shkuan akoma më tej, dhe nuk mjaftuan emrat.

Edhe në këtë finale mes të skualifikuarve, USA nuk arrin të fitojë, dhe Serbia ngushëllohet me një fitore prej 5 pikësh diferencë.

Spikat perioda e parë në këtë ndeshje e cila ka bërë edhe shkëputjen e madhe, ku SHBA thuajse u duken sikur ishin në parket thjesht dhe vetëm për të respektuar kompeticionin, pasi në fund të 10 minutave të para Serbia e shikonte veten në avantazhin e thellë 32-7. Plot 25 pikë diference, ne një kohë që krejt ndryshe është panorama e periodës së dytë, ku amerikanët zgjohen dhe reagojnë fort, duke e fituar fraksionin e dytë të ndeshjes ne shifrat 12-33, por në total të ndeshjes me avantazhin prej katër pikësh të serbëve.

Në dy periodat e fund të ndeshjes, Serbia ruan distancat dhe ekuilibrat e sfidës, teksa në 10-minutëshin e tretë gjen veten me një pikë disavantazh 27-28, por fiton të katërtin raund me një diference preh dy pikësh 23-21. Një start për tu harruar por që i kushtoi ndeshjen kombëtares amerikane.

Për përfaqësuesen e serbisë, Bogdan Bogdanovic shënoi 28 pikë, 4 rebound dhe shërbeu me 6 asist, ndërsa në anën tjetër te skuadra amerikane, Harrison Barnes shënoi 22 pikë, arriti 5 rebound dhe dha 4 asist. Në total skuadra amerikane e zotëroi tabelën me mirë me 41 rebound karshi 33 të përfaqësueses serbe, por serbet ishin disi më të saktë në gjuajtjet për 2 pikë dhe tre pikë. Mund të ishte finalja e turneut, por ishte thjeshtë një sfidë mes te eleminuarve që gjithsesi ngjalli tepër rivalitet dhe emocion. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono