SHBA miraton rezolutën që dënon komentet raciste te Donald Trump

17:15 | 17/07/2019

Me shumicë votash dhoma e përfaqësuesve amerikanë miratoi rezolutën që dënon komentet raciste të presidentit amerikan Donald Trump ndaj katër deputeteve të etnive të ndryshme. Por njëkohësisht votimi dëshmoi dhe mbështetjen në rritje për kreun e shtëpisë së bardhë në radhët e republikanëve.

Dhoma e përfaqësuesve amerikanë, me mazhorancë demokrate, miratuan rezolutën për dënimin e komenteve raciste të presidentit Donald Trump kundër katër deputeteve progresiste, të etnive të ndryshme dhe përfaqësuese të minoriteteve, fajtore se kanë mbrojtur emigrantët. Drita jeshile erdhi në përfundim të një séance të tensionuar, votuan së bashku me demokratët duke dënuar fjalët e përdorura nga Trump. Para votimit Pelozi bëri apel që secili anëtar I institucionit, demokrat apo republikan duhet të dënojnë postimet raciste të presidentit.

Por nëse votimi ishte një goditje e paprecedentë për Trump, nga ana tjetër u dëshmua dhe uniteti mes republikanëve në mbështetje të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Pasi u kërkoi katër deputetëve të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës, Tramp vijoi duke I cilësuar ato si anti-semite, anti-amerikane, komuniste që urrejnë Ixzraelin dhe me një axhendë politike të neveritshme. Njëkohësisht ai mohoi faktin se ishte racist.

Për të ndjekur debatin në television, Tramo anuloi në minutë të fundit takimin në shtëpinë e bardhë me lidershipin republikan në kongres. Menjëherë pas votimit deputeti i Teksasit Al Grin kërkoi nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit. Kjo lëvizje do t ë detyrojë dhomën e deputetëve të votojë Brenda javës.

Roli kryesor në procedurën për shkarkimin e presidentit e luan Senati aktualisht i kontrolluar nga republikanët, dhe miratimi duhet të marrë dy të tretat e votave. Në dy vjet kjo është hera e tretë që kërkohet një gjë e tillë, dhe pse është e pamundur të miratohet pasi dhe demokratët e cilësojnë si lëvizje të papjekur./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono