SHBA, Michelle Obama sulmon Trump

22:09 | 09/11/201822:090

Ish zonja e parë amerikane ka sulmuar presidentin Donald Trump në një libër që do të dalë në shitje të martën. Michelle Obama e akuzon kreun e Shtëpisë së Bardhë për vulgaritetin ndaj grave por edhe për përndjekje të Hillary Clinton.

Michelle Obama sulmon Donald Trump. Në librin e saj me kujtime të titulluar “Becoming”, që do të dalë në shitje të martën që vjen, por të të cilit Associated Press i posedon një kopje, ish Zonja e Parë kritikon presidentin amerikan për sjelljen e tij ndaj grave. Ajo e sulmon për audion e 2005-s, të publikuar nga mediat pak përpara zgjedhjeve të 2016-s, në të cilën Trump bën komente vulgare kundër grave. “Komentet që përmbante regjistrimi nënkuptojnë se ‘unë mund të të bëj keq dhe t’ia hedhë paq”, shkruan Michelle Obama.

Në kujtimet e saj, ajo rikujton edhe natën e zgjedhjes së Trump kur ka mësuar se miliarderi do të zërë vendin e bashkëshortit Barak në Zyrën Ovale: “Jam përpjekur që ta hiqja”, nënvizon Michell në librin e saj. Ish zonja e parë shtyn dhe më tej dhe akuzon Trumpin se ka përdorur gjuhën e trupit për të përndjekur Hillary Clinton gjatë një prej debateve presidenciale: “Trump e ka ndjekur në skenë dhe i është afruar shumë duke u përpjekur të minimizonte prezencën e saj”, vijon ndër të tjera libri, i cili është shkruar duke u bazuar në gjykimet dhe kujtimet e ish zonjës së parë amerikane me ngjyrë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono