SHBA kthesë për ndërtimet izraelite në Cisjordani

13:23 | 19/11/201913:230

Washingtoni zyrtarisht nuk i konsideron më kolonitë izraelite në Cisjordani si të paligjshme. Një vendim që është mirëpritur nga Tel Avivi, por është dënuar nga Palestina. Brukseli zyrtar reagoi menjëherë duke thënë se ndërtimet e shtetit hebre në këtë territori janë të paligjshme.

Është një lëvizje që vë në diskutim 40 vjet politikë të jashtme si dhe vendos një hipotekë për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Administrta Trump deklaroi se kolonitë e shtetit hebre në Cisjordani nuk janë të paligjshme. Vendimi u zyrtarizua nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.

Administrata Tramp në këtë mënyrë përmbys qëndrimin e qeverisë së Barak Obamës për sa i përket ndërtimeve izralite në Cisjordani, duke thënë se nuk janë në kontrast me të drejtën ndërkombëtare.

Një deklaratë që reflekton të vërtetëb historike sipas Benjamin Netaniau, ish kryeministër dhe mik i Trump, i cili momentalisht ështënë vështirësi pas humbjes në zgjedhjet e fundit në Izrael.

Por rivali i tij Beni Gantz u tregua më i kujdesshëm. I ngarkuar aktualisht me detyrën për të krijuar qeverinë e re, pasi lavdëroi Washingtonin ai theksoi se fati i atij territori duhet të vendoset nga marrëveshje që marrin në konsideratë kërkesa e sigurisë, dhe që mund të promovojnë paqen.

Netaniau përfitoi nga rasti për të sulmuar liderin e partisë Bardhë e Blu, që aktualisht po negocion me partitëarabe të Izraelit për krijimin e një qeverie të re.

Zëdhënësi i presidentit palestinez Abu Mazen e cilësoi si të dënueshëm dhe të papranueshëm këtë vendim. Sipas tij administrate amerikane nuk është e kualifikuar dhe as e autorizuar të anulojë rezolutat ndërkombëtare, dhe gjithashtu nuk ka të drejtë të shpallë të ligjshme ndërtimet izraelite.

Reagimi i ashpër nga ana e palestinezëve pas deklaratës së qeverisë amerikane detyroi Uashingtonin që të paralajmërojë amerikanët që udhëtojnë në Lindjen e Mesme që të kenë shumë kujdes.

Brukseli ndërkohë reagoi duke thënë se kolonitë izraelite janë të paligjshme dhe në kundërshtim me perspektivën e një zgjidhjeje për dy shtete.

Dhe pse vendimi përmbys qëndrimin e dekadave të fundit për cështjen palestineze nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish nuk mund të konsiderohet i papritur. Pas pranimit të Jeruzalemit si kryyqytet, Uashingtoni transferoi ambasadën nga Tel Aviv.

Ndërsa në muajin mars të këtij viti Uashingtoni njohu lartësitë e Golanit të aneksuara nga Izraeli, si pjesë e shtetit hebre.

Administrata Obama ishte në drejtim të kundërt duke i lejuar këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara që të miratonte një rezolutë e cila deklaronte se kolonitë izraelite në CIsjordani ishin një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono