SHBA: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje sa më parë

13:25 | 16/12/2018

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Këto deklarata, Bolton i bëri në takimin me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë. “Unë mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në postimin e Bolton. Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel ende nuk është përcaktuar nga Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Zyrtarja ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono