SHBA kërkojnë ndalimin e ofensivës turke, Erdogan: Nuk do të ndalojmë!

11:49 | 12/10/201911:490

Informacionet që vijnë nga veriu i Sirisë flasin për qindra viktima në radhët e kurdëve si pasojë e sulmeve ushtarake turke, ndërkohë që presidenti turk Erdogan i është përgjigjur prerë kërkesës së Trump për pezullimin e sulmeve: Nuk do të ndalojmë!

Përshkallëzon situata ushtarake në Siri pas sulmit të Turqisë. Ndërsa në terren numërohen me qindra viktima në radhët kurde ndërsa me qindra persona kanë në arrati nga zonat e konfliktit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Ankarasë të ndalojë menjëherë sulmet ndaj kurdëve por presidenti turk Erdogan është përgjigjur se pavarësisht kërcënimeve, ai nuk do të ndalojë.

Bashkimi Evropian ndërkohë po vlerëson vendosjen e sanksioneve të reja. Kombet e Bashkuara raportojnë se të paktën 100 mijë persona kanë lënë shtëpitë e tyre.

Kreu i shtetit turk vijon të kërcënojë Evropën se do të lejojë një pushtim refugjatësh nëse do të ketë ende apele për ndalimin e operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë. Por ministri i jashtëm Italian Luigi di Maio u kërkoi që askush të mos dorëzohet para kërcënimeve të Erdogan. Sipas tij Bashkimi Europian duhet të reagojë njëzëri. Holanda ndërkohë ka pezulluar shitjen e armëve për Turqinë.

Sipas asaj që shkruan Newsweek, e cila citon burime të shërbimit të inteligjencës kurdo – irakiene dhe një zyrtar të lartë të Pentagonit, forcat ushtarake turke që po sulmojnë në verilindje të Sirisë kanë bombarduar gabimisht forcat speciale amerikane të pranishme në zonë.

Ambasadori turk në Itali duke folur për mediat në vend u shpreh se me anë të operacionit ushtarak në Siri, Turqia po mbron kufijtë vendas por dhe ato të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ai theksoi se situate nuk është bardhë e zi si prezantohet nga mediat por për fat të keq Brukseli po rreshtohet në anën e atyre që janë kundër Turqisë. Sipas diplomatit turk ky qëndrim është shumë shqetësues sepse po bëhet një përgjithësim shumë i rrezikshëm: Shpresoj që Bashkimi Europian të zgjohet sa më shpejt të jetë e mundur, përfundoi ai

Autoritetet turke kanë arrestuar 121 persona me akuzën e propagandës terroriste për mesazhet e tyre kritike në rrjetet sociale, ndaj sulmit ushtarak turk në Siri. Lajmi u konfirmua nga ministri i brendshëm turk i cili theksoi se aktualisht janë 500 personat nën hetim.

Kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump është vetëpropozuar si ndërmjetësues mes Ankarasë dhe kurdëve. Ai u shpreh se palët kanë 200 vjet që luftojnë kundër njëra tjetrës dhe tashmë zgjedhjet janë vetëm tre: dërgimi i mijëra ushtarëve dhe të fitohet ushtarakisht, të goditet dhe më shumë Turqia me sanksione të reja dhe të ashpra, ose të ndërmjetësohet mes kurdëve dhe Turqisë.

Edhe presidenti rus Putin reagoi për situatën në Siri duke u shprehur i shqetësuar për rrezikun që militantët e burgosur të ISIS mund të arratisen. Kreu i Kremlinit u shpreh se nuk besonte që Ankara të merrte kontrollin e situatës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono