SHBA-ja padit 80 persona për mashtrime në internet

10:00 | 23/08/2019

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se kanë paditur 80 persona, shumica prej tyre nigerianë, për shkak të pastrimit të parave, që u ka kushtuar viktimave miliona dollarë përmes mashtrimeve në internet.

Prokurorët kanë thënë se kanë ngritur paditë pasi 17 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje në Shtetet e Bashkuara, kryesosht në Llos Angjelles.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë se pjesa tjetër e personave të paditur janë në Nigeri.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të dyshuarit supozohet se kanë shënjestruar personat që jetojnë vetëm, të vjetrit, dhe biznese të vogla përmes skemave të mëdha, që kanë synuar të bindin viktimat për të dërguar të holla nga interneti.

“Disa viktima kanë humbur qindra mijëra dollarë, shumica prej tyre të vjetër”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë.

Vjedhjet është thënë të kenë arritur në 46 milionë dollarë.

Në padi është cituar edhe rasti i një lidhjeje 10-mujore në mes të një gruaje japoneze dhe një kapiteni të supozuar të ushtrisë amerikane, të angazhuar në Siri.

Gruaja ka përfunduar duke humbur 200,000 dollarë amerikanë, pasi ka huazuar të holla nga motra, ish-burri dhe miqtë, për t’i ndihmuar kapitenit që të kontrabandojë diamante nga Siria.

Në realitet nuk ka pasur diamante dhe as kapiten, por vetëm një mashtrim i kryer nga një rrjet ndërkombëtar i hajdutëve kibernetikë që ka funksionuar nga Llos Angjellesi dhe Nigeria. /REL


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono