SHBA, ish-shefi i CIA-s reagon për vendimin e Trump

13:19 | 16/08/201813:190

Ish Shefi i CIA-s ka reaguar pasi presidenti Trump i revokoi autorizimin për qasje në informacionet e sigurisë. Sipas Xhon Bernan, vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë është abuzim i pushtetit.

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, gjykon vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për revokimin e autorizimit për qasje në informacione sekrete të sigurisë si një “abuzim të pushtetit”. Këtë e ka thënë vetë Brennan gjatë një telefonate me një gazetar të MSNBC, duke deklaruar se beson se gjesti ishte një kërcënim dhe një përpjekje për të shtypur kritikat ndaj tij dhe administratës së tij. Megjithatë ish shefi i CIA-s nënvizoi se këto zhvillime nuk do ta dekurajojnë atë në synimin e tij.

Brennan njoftoi se nuk ishte informuar personalisht për vendimin e presidentit, por e kishte mësuar atë nga televizioni. Pikëpamja e Brennan është gjithashtu ajo e demokratëve që flasin për “abuzim të pabesueshëm të pushtetit” dhe e konsiderojnë një precedent të rrezikshëm. Vendimi i Trump është njoftuar pasi Brennan vlerësoi sjelljen e presidentit në samitin me Vladimir Putin si tradhëtare. Presidenti nga ana e tij, tha për mediat se vendimi lindi nga pakënaqësi në hetimet për çështjen “Russiagate”, në bazë të hipotezave të kushtëzimit rus në fushatën elektrolare në mbështetje të Trump.

“Unë e quaj këtë gjueti shtrigash… një turp… dhe këta persona e drejtojnë… për këtë mendoj se duhet bërë diçka”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, Trump ka urdhëruar revokimin e autorizimit edhe për 9 persona të tjerë dhe i cilëson ata si jo besnikë dhe persona jo të mirë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono