SHBA, ende shpresë për takimin Trump-Kim

21:17 | 16/05/2018

Pavarësisht paralajmërimit të Koresë së Veriut për anulimin e samitit të Singaporit, Shtetet e Bashkuara shpresojnë se takimi Trump-Kim Jong Un do të mbahet. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti është përgatitur për negociata të vështira.

Shtetet e Bashkuara janë ende optimiste për takimin e planifikuar mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong un. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, e cila ka nënvizuar se Trump është i përgatitur për një proces të vështirë negociatash. Peniani vuri në dyshim takimin e paralajëmruar për shkak të stërvitjes së përbashkët ushtarake të Koresë së Jugut dhe Amerikës, të cilën e cilësoi një provokim të pastër. Gjithashtu, regjimi i vendit të izoluar deklaroi se nuk do të pranojë një axhendë të njëanshme, duke iu referuar këtu asgjësimit të arsenalit bërthamor, pa një lehtësim të sanksioneve.

“Ne kemi ende shpresë se takimi do të zhvillohet dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur se negociatat do të jenë të vështira”, ka deklaruar Sanders.

Zëdhënësja ka theksuar se, vetë presidenti Trump është gati të marrë pjesë nëse takimi do të mbahet, por në rast të kundërt, ai do të vazhdojë me fushatën e sanksioneve. Ndërkohë, optimist për mbajtjen e takimit është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shprehur gjithashtu besimin se bisedimet do të jenë të suksesshme. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono