SHBA bazë ushtarake në Ekuador

23:55 | 17/06/201923:550

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një bazë të re ushtarake, që do të ngrihet në ishujt Galapagos të Ekuadorit.

Ministri ekuadorian i Mbrojtjes ka deklaruar se forcat ajrore amerikane do të mund të përdorin aeroportin San Kristobal, në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes dy qeverive. Ministri Osvaldo Harrin ka saktësuar se avionët ushtarakë amerikanë do të kenë si mision luftimin e drogës.

Por lajmi për marrëveshjen ka bërë që të ngrihen shqetësime mbi impaktin që baza ushtarake mund të ketë mbi ambjentin e ishujve. Galapagos, që ndodhen 906 kilometra në perëndim të Ekuadorit kontinental, janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s dhe të njohur në mbarë botën për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono