SHBA, amerikanët mbështesin inkriminimin e Trump

12:22 | 29/09/201912:220

Qytetarët amerikanë kanë ndryshuar trend sa i takon mundësisë së inkriminimit të presidentit Donald Trump. Sipas kryetares së demokratëve Nensi Pelozi, pas publikimit të të dhënave të reja mbi skandalin “Ukraina-gejt”, qytetarët mbështesin hetimin e presidentit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi ka deklaruar se opinioni publik në Shtetet e Bashkuara është pro proçedimit të presidentit Donald Trump. Sipas Pelozit, pas publikimit të informacioneve të reja mbi bisedën telefonike të kreut të shtetit me homologun ukrainas, situata ka ndryshuar.

“Në radhët e opinionit publik batica ka ndërruar drejtim. Mund të ndryshojë sërish, por tani, pasi kanë parë të dhënat e reja qytetarët amerikanë e kanë marrë një vendim”, ka deklaruar Pelozi. Ajo ka shtuar se ndihet e kënaqur që insistimi i saj për të nisur hetimet për inkriminimin e Trump u transformua me kalimin e kohës nga një thirrje e moderuar në një proces të mirëfilltë, përpara zgjedhjeve të 2020-s.

“Është e papranueshme që presidenti i Shteteve të Bashkuara të përdorë ndihmën ushtarake të paguar nga taksapaguesit për të ushtruar presion ndaj liderit të një vendi tjetër për t’i plotësuar favoret që kërkon”, ka thënë Pelozi, duke shtuar se kjo tashmë është mëse e qartë.

Në telefonatën e zhvilluar më 25 korrik, Trump i kërkonte Zelenskit që të ndikonte tek prokuroria ukrainase që të hetonte ish-zëvendës presidentin Xho Bajden dhe të birin Hanter, i cili kishte qenë anëtar i bordit në një kompani ukrainase të energjisë. Si Bajden, që pretendon të jetë sfidanti i Trump në 2020-n, ashtu dhe i biri kanë mohuar të kenë kryer ndonjë shkelje.

Nga ana e tij, Trump ka kundërshtuar hetimet që mund të çojnë në inkriminimin e tij duke i cilësuar një gjueti shtrigash të motivuar politikisht. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono