Shah dhe sfidë “hallexhinjsh”, Superiorja nuk ndalet

08:14 | 28/10/201908:140

Tirana dhe Laçi fituan, ndërsa Bylis dhe Teuta ndanë nga një pikë gjatë ditës së djeshme. Sot zhvillohen dy sfidat e fundit të javës së dhjetë në Kategorinë Superiore. Në kryeqytet do të zhvillohet një duel shumë i fortë Partizani pret Kukësin në “Selman Stërmasi” dhe të dyja skuadrat duan ta fitojnë ndeshjen.

“Demat” për të vazhduar kryesimin, ndërsa skuadra verilindore për t’iu bashkuar kundërshtarit të sotëm, Bylisit dhe Tiranës në krye. Kjo do të jetë edhe një sfidë trajnerësh. Lerda dhe Duro i kanë gati strategjitë në një përballje ku taktika do të jetë thelbësore dhe humbja është e papranueshme.

Kjo sfidë nis në orën 18:00, orar në të cilin luhet edhe në Vlorë. Flamurtari vendas e mbylli fazën e parë në vend të fundit dhe pa fitore. Kuqezinjtë nuk kanë zgjedhur ende pasuesin e Dritan Sadedinit dhe sot do të drejtohen nga Luan Birçe, trajneri i portierëve.

Përballë do të jetë Skënderbeu i Dajës. Mbrojtja është pika e dobët e ekipit korçar (e treta më e dobët në Superiore), ndërsa dënimi nga kompeticionet evropiane i bën juglindorët të mos kenë ndonjë objektiv konkret. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono