Sfidat e Maqedonisë, analistët: Gjithçka varet nga Marrëveshja e Prespës

21:49 | 11/01/2019

Se si do të jetë viti 2019 për Maqedoninë, kjo do të varet nga marrëveshja e Prespës. Të këtij mendimi janë analistët shqiptarë, të cilët paralajmërojnë se “Prespa” është një çështje që nuk prek vetëm Maqedoninë, por gjithë rajonin.

Maqedoninë e presin një sërë detyrash shumë të rëndësishme këtë vit, deklaron politikologu Qani Nuhiu, por sipas tij, piedestali i të gjitha çështjeve mbetet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Analisti Qani Nuhiu: “Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, zbatimi i ndryshimeve kushtetuese dhe nënshkrimi i protokollit për në NATO. Kjo e fundit është çështje mbi të gjitha çështjet që është vërtet strategjike për të cilën nuk kemi mundësi të futemi në rriprodhim edhe shans përmirësues”.  

Analisti Albert Musliu një ndër sfidat kryesore të 2019, radhit edhe procesin e skriningut, përkatësisht reformat që po bën vendi në aspiratat për t’u përfshirë në familjen evropiane.

Analisti Albert Musliu: “Procedura e parapregatitjes së Maqedonisë e cila zakosnish bëhet pas përcaktimit të datës ka filluar dhe ne e dimë që kemi grup negociues. Ndërsa skrinningu ka filluar dhe mendoj se do kemi një sfidë serioze se si do të bëhet gjithë ai proces”.

Sipas analistit Xhelal Neziri, Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë do të sjellë stabilitet në rajon. Ai vlerëson se sipas po këtij modeli, duhet kërkuar edhe marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, pa anashkaluar cështjen e Bosnjës.

Analisti Xhelal Neziri: “Nënshkrimi i marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës do të nënkuptonte fillimisht njohje të dyanshme dhe do të rregullonte marrëdhëniet midis dy shteteve. Dhe në fund do të ngrihej çështja e Bosnjes e cila është një çështje që kërkon për një fokus dhe trajtim nga ana e faktorit ndërkombëtar”.

Ndërkaq, analisti Ilir Luma shprehet se shqiptarët duhet të bëjnë një politikë më të konsoliduar për të pasur qëndrueshmëri rajonal.

Analisti Ilir Luma: “Po qe se shqiptarët nuk arrijnë në Ballkan që të bëjnë një politikë të konsoliduar të mirëfilltë do kemi probleme karshi atyre forcave që duan të luftojnë dhe janë kundër proceseve të integrimeve të përgjithshme”.

Në Klan Debat, ndër të tjera u tha se kalimi apo jo i ndryshimeve kushtetuese, është me rëndësi historike për të ardhmen e vendit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono