Sfidanti i Rudina Hajdarit, zbulohet pasuria e Korab Litës

21:16 | 09/11/201921:160

Korab Lita, sfidanti i Rudina Hajdarit mes demokratëve në Kuvend ka bërë deklarimin e pasurisë së tij.

Është Open Data Albania e cila ka publikuar deklarimet pasurore të të gjithë deputetëve të opozitës së re.

Sakaq, në deklarimin e tij, Lita rezulton se është pronar i disa subjekteve si dhe ortak me 50% në shoqërinë Lita Brothers Sh.p.k

Pronar 100% i një godine të kombinuar 5 katëshe të përbërë nga 2 kate njësi shërbimi me sipërfaqe 371 m2 dhe nga 3 kate banim me sipërfaqe 603 m2.

Pronar 100% i apartamentit të banimit me sipërfaqe 149.4 m2 të blerë në vitin 2007 në bazë të kontratës datë 25.08.2007 më çmim blerje 90 000 Euro, në proces regjistrimi në ZRPP.

Ortak në masën 50% në shoqërinë Lita Brothers Sh.p.k, për të cilën në periudhën 01.01.2019-31.03.2019 nuk ka patur asnjë të ardhur nga shpërndarja e dividentit të vitit 2018.”, janë këto një pjesë e deklarimeve të tij.

Kujtojmë se posti i kryetarit të grupit përplasi deputetët e opozitës së re, disa muaj pasi pranuan mandatet dhe u futën në Kuvend.

Korab Lita në një deklaratë për mediat pak ditë më parë pretendoi se është zgjedhur kryetar i grupit demokrat me firmat e anëtarëve, mirëpo u hodh poshtë nga Rudina Hajdari e cila deklaroi se vijon të drejtojë grupin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono