Serxho Petrela, piktori dëshmitar i Tiranës së hershme

16:14 | 23/11/201916:140

Gjurmët e Tiranës së hershme dëshmohen nga piktori Serxho Petrela. Banesat karakteristike dhe rrugicat e dikurshme të cilat janë zëvendësuar nga pallatet shumëkatëshe mund të shijohen me nostalgji në tablotë e Petrelës. Piktori apelon kundër shembjes së banesave historike të qytetit të tij të dashur.

Rrugicat, avlli dhe banesat autentike tiranase janë muzë frymëzimi për piktorin Serxho Petrela, përtej bukurisë së tyre fshihet edhe një pasion tjetër, ai dëshmimit të banesave përmes gjuhës së penelave. Piktura e tij është kthyer në një dëshmi e çdo ndërtese karakteristike Tiranase

Me dashnorin e peizazhit urban autentik, nisim shtegtimin   në disa rrugica të pa prekura ende nga ndërtimet. Aty ku   Serxho merr energjinë krijuese, për krijesat e tij artistike.

Serxho me penelat e tij po ndërton muzeun e Tiranës siç e do ai, bio, larg ndërtimeve shumëkatëshe, por me poetizmin që e karakterizonte, para ndërtimit të përbindëshave që sipas tij po e mbysin qytetin e tij të dashur.

Kjo është  rrugica ku është rritur, e ka pikturuar dhjetëra herë dhe gjithmonë ka gjetur poetizmin dhe të bukurën, e gëzon fakti se nuk është cënuar shumë nga ndërtimet.

Tirana  sipas tij ka dy anët e medaljes, shtëpitë me qerpiç, por edhe vilat e bukura plot shije. Memoria historike nuk duhet shuar, pasi ajo ka rrënjë të thella tek njerëzit.

Shpesh ai krijon edhe në gjirin e natyrës, por shumë krijime i bazon edhe në skicë të hershme, apo në fotografi të shkrepura në kënde të ndryshme të Tiranës së vjetër.

Jo pak ndërtesa karakteristike të pikturuara nga Serxho kohë më parë, tashmë nuk ekzistojnë më, pasi janë shembur. Arti i tij përtej bukurisë estetike, merr edhe vlera muzeale.

Intervistën për ABC News e përmbyll me shpresën e shpëtimit të asaj çfarë ka mbetur nga Tirana e dikurshme./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono