Sërish racizëm në Angli, tifozët kapen edhe me lojtarin e tyre

15:24 | 22/09/201915:240

Racizmi nuk po i ndahet fushave të blerta. Episodi i radhës ka ndodhur në Angli. Luhej ndeshja Hartlepool-Dover për llogari të National League (divizioni i pestë i futbollit ishullor) dhe në minutën e 37-të të pjesës së parë nisën koret raciste.

“Viktima” ishte sulmuesi mik, Inih Effiong, i cili sapo kishte kaluar Doverin në avantazh me anë të një penalltie. Në krah të lojtarit me origjinë nigeriane del Gus Mafuta, mesfushori me ngjyrë i Hartlepool, por edhe lojtari vendas përfundon në shënjestrën e tifozëve.

Në shkallë nisin imitimet e majmunëve. Lojtarët vendas tentojnë qetësimin e tifozëve, por këta të fundit acarohen edhe më shumë. Trajnerët bien dakord për tërheqjen e ekipeve, por janë vetë lojtarët që insistojnë në vazhdimin e ndeshjes.

Dueli vazhdoi, miqtë fituan 0-2, ndërsa vendasit e mbyllen sfidën me dy kartonë të kuq. Në një moment të ndeshjes, një tifoz vendas niset drejt fushës për të goditur arbitrin kryesor, por ai pengohet nga forcat e sigurisë. Jo vetëm kaq, një anëtar i stafit teknik të Dover pështyhet nga tifozët vendas, të acaruar në maksimum.

Një ndeshje që dhuroi gjithçka dhe që ju la një shije të hidhur dy ekipeve, sidomos dy lojtarëve të prekur nga thirrjet raciste. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono