“Seriozisht e keni?! Si mund të kritikohet një lojtar si Icardi?”

12:19 | 20/01/202012:190

Mauro Icardi është përshtatur mirë te PSG dhe deri tani ka shënuar 17 gola në të gjithë kompeticionet. Rendimenti i sulmuesit të huazuar nga Interi është fantastik, por “thatësira” në tre ndeshjet e fundit ka sjellë ndonjë kritikë të vogël.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo i ka dhënë me të drejtë këtyre zërave, teksa flet edhe për blerjen e tij (francezët duhet të paguajnë 70 milion euro për kartonin). Në kryeqytetin francez janë bindur për kualitetin e sulmuesit, por nuk duan të nxitohen.

Dëgjoj fjalë për probleme dhe krizë të Icardit. Ju lutem, nuk mund të kritikohet një lojtar që shënon 17 gola në 22 ndeshje në sezonin e parë me ekipin e ri. Blerja e tij? Ka kohë. Kemi mundësinë për ta bërë, por po presim momentin e duhur“, thekson Leonardo. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono