Serie A rikthehet këtë fundjavë

15:14 | 18/01/2019

Kampionati italian rikthehet këtë fundjavë ku do të luhen ndeshjet e javës së 20. Spikat dueli Napoli-Lazio.

Kampionati italian do të zhvillojë ndeshjet e para për vitin 2019 ku do të luhen takimet e javës së 20. Roma-Torino do të jetë sfida hapëse, e cila do të startojë këtë të shtunë në stadiumin Olimpico duke filluar nga ora 15:00. Skuadra e teknikut Di Francesko pozicionohet në vendin e 6 në tabelën e klasifikimit në kuotën e 30 pikëve. Verdhekuqtë kanë zhvilluar fazën e parë të kampionatit larg pritshmërive ndërkohë që do të bëjnë të pamundurën për ta përmbysur situatën aktuale ku ndodhet klubi.

Të shtunën do të zbresë në tapetin e San Siros skuadra e Interit. Zikaltërit kanë një ndeshje të kalueshme të paktën në letër pasi përballe do të kenë Sassuolon, e cila është në krizë rezultatesh. Zikaltërit vijnë në këtë takim me moralin e lartë pas fitores së thellë në Kupën e Italisë. Tekniku Luçiano Spalleti do të hedhë në fushë të gjithë lojtarët titullarë të udhëhequr nga kapiteni Mauro Icardi. Objektivi i interit është kualifikimi në Champions League dhe aktualisht mbajnë vendin e 3 në renditje të pacënuar nga Lazio me 7 pikë më pak.

Skuadra anti-Juventus, Napoli do të luajë të dielën një ndeshje tepër delikate përballe Lazios në San Paolo. Bardhekaltrit duan ta ndjekin hap pas hapi skuadrën e Juventusit për t’ja bërë më të vështirë fitimin e titullit kampion. Përballë do të kenë Lazion që po zhvillon një nga sezonet më të mira në vitet e fundit. Të hënën do të zbresin në fushë dy finalistët e Superkupës së Italisë, Milan dhe Juventus.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë në transferten delikate të Genoa-s ku objektivi është fitorje. Kuqezinjtë po kalojnë një sezon me plot ulje e ngritje. Objektivi është rikthimi në Champions League, por konkurrenca është tepër e fortë. Juventus–Chievo është ndeshje përmbyllëse e javës së 20 në kampionatin italian. Bardhezinjtë nuk pritet të hasin problem përballë vendit të fundit në renditjen e Serie a. Në këtë takim, trajneri Massimiliano Allegri pritet t’i japë hapësira lojtarëve që nuk kanë patur shumë minuta nën këmbë në këtë sezon./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono