Serë me marijuanë dhe domate, në pranga dy shqiptarë


11:51 | 12/07/2018

Policia italiane ka arritur të zbulojë një serë në Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Për këtë ngjarje në pranga kanë rëndë dy shqiptarë dhe dy rumunë.

Bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore. Sera menaxhohej nga 36-vjeçari shqiptar A.S, që jetonte në Itali në mënyrë ilegale.

Pas ndërhyrjes së policisë në pranga përveç 36-vjeçarit ra edhe një shqiptar tjetër me iniciale E.T, 18 vjeç si dhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.

Qentë anti-drogë arritën të zbulojnë disa rreshta me marijuanë të fshehura mes domateve. Gjatësia e tyre shkonte nga 180 deri në 230 centimetra. Menjëherë pas kësaj është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku rrinin të ndaluarit.

Atje u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Gjithashtu u zbulua se të arrestuarit vidhnin energji elektrike.

Të katërt janë dërguar në burg me akuzën e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike si dhe të municioneve.  /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono