Serbia mbështet Mini-Shengenin, analistët serb: Nisma i leverdis shumicës së vendeve të rajonit

21:28 | 21/12/201921:280

Analistët në Serbi parashikojnë se nisma e Shëngenit Ballkanik do të funksionojë, pasi kjo i levërdisë shumicës së vendeve të rajonit. Por, ata thonë se është e nevojshme që bashkë me këtë nismë, të ndërtohen edhe marrëdhënie të reja bilaterale.

Minischengeni shihet në Serbi si një nismë e dobishme dhe qasje e re e Serbisë ndaj rajonit. Por, reagimet janë të vogla dhe gati sa nuk ka patur komente nga opozita dhe mediat.

Serbia do të ndajë një shumë të madhe parash për ta ndihmuar Shqipërinë dhe këtë qeveria do ta bëj të hënën. Disa televizione kanë transmetuar gjithçka që ka ndodhur nga Shqipëria.

Analistët vlerësojnë se kjo nismë mund të funksionojë pasi kjo i leverdis shumicës së vendeve të rajonit. Por, thonë se është e nevojshme që bashkë me të të ndërtohen edhe marrëdhënie të reja bilaterale.

“Duket si një reagim  ndaj stopimit të integrimeve nga Macron. Kjo nismë rajonale, si shumica e tyre që janë nisma befasuese, mund të funksionoj për shkak të situatës. Por, nuk më duket si një dëshirë e sinqërt për të ndryshuar marrëdhëniet, por si një rast që politika e ka parë dhe mundohet ta shet si ide”, tha Dushan Spasojevic nga Fakulteti i Shkencave Politike.

Dyshimet e shumta nuk mungojnë as në Serbi për shkak se marrëdhëniet mes shtetesh dhe politika është udhëhequr gjithnjë përmes tensioneve dhe kushtëzimeve.

“Politikanët e rajonit ende më të rëndësishmen e kanë të krijojnë konflikte dhe jo tolerancë në mesin e popujve dhe ata këtu e gjejnë vetën ende më së miri. Ekziston këtu një hapësirë për të tejkaluar problemet, por kanë frikë nga votues. Gjithësesi, këtu ende vlenë ajo ideja që ata që i kanë krijuar problemet edhe mund ti zgjidhin dhe mbase vërtetë mund të jenë ata që bëjnë hapin e parë”, deklaroi Spasojevic.

Ajo që ka bërë përshtypje në Serbi dhe është cituar si kryelajm është deklarata e kryeministrit, Edi Rama, se nuk mund të fryejë më era e së shkuarës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono