Serbia dhe Spanja braktisin sallën pas prezantimit të Kosovës

17:42 | 12/10/201817:420

Delegacioni serb dhe ai spanjoll kanë braktisur konferencën ndër parlamentare në Vjenë, pas prezantimit aty të Kosovës pa “Fussnote”. Konferenca i dedikohej politikave të jashtme dhe sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian.

Një delegacion i Komisionit Parlamentar serb për Çështje të Jashtme, është larguar në shenjë proteste nga konferenca e Vienës. Konferenca ndërparlamentare i dedikohej politikave të jashtme dhe sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian.

Delegacioni serb i drejtuar nga kryetari i komisionit, Zarko Obradoviç, u largua nga konferenca së bashku me delegacionin spanjoll për shkak të mënyrës së prezantimit  të Kosovës në këtë konferencë

Delegacioni serb dhe ai spanjoll protestuan se pse Prishtina u prezantua me një flamur dhe me emrin Kosovë pa “Fussnote”. Kjo e fundit shërben për të shpjeguar statusin aktual të vendit, sipas deklaratës për media të asamblesë kombëtare serbe.

Konferenca po zhvillohej gjatë presidencës gjashtë mujore të Austrisë në Këshillin e Bashkimit Europian.

Para konferencës, delegacioni serb kishte parë listën e pjesëmarrësve dhe kishte kërkuar që Prishtina të prezantohej në përputhje me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal. Dhe delegacioni i Spanjës mbajti të njëjtin qëndrim

Por parlamenti i Austrisë, që është dhe organizatori i kësaj konference, nuk e pranoi kërkesën e dy delegacioneve.

Beogradi zyrtar reagoi duke thënë se parlamenti austriak nuk ka vepruar në përputhje me statusin e konferencës sipas të cilit bëhet e qartë se vetëm vendet kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Europian, apo vendet anëtare të NATO-s mund të kenë statusin e vëzhguesit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono