Serbi, vijojnë protestat për dorëheqjen e Vuçiç

17:07 | 13/01/2019

Të shtunën në Serbi u mbajtën protestat e radhës kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. Ndërsa ka refuzuar të japë dorëheqjen, Vuçiç i ka bërë opozitës ofertë për zgjedhje.

Protestat e opozitës në Serbi me kërkesa për largimin e presidentit, Alleksandar Vucic. Vet presidenti pretendon se besimi tek ai po rritet dhe ofron zgjedhje. Opozita thotë se kjo është diktaturë. I kanë porosiur se e vetmja gjë është liria që duan dhe jot e kenë frikë nga vetë serbët.

Branisllav Trifunoviç, aktor: “Kjo është toka jonë dhe jo e atyre hajdutëve e mashtruesve që vjedhin e rrëmbejnë”.

Mjekja dhe politikanja nga Gracanica e Kosovës, Rada Trajkovic, thotë se politika e Vucic është frika. Ka kërkuar ekstradimin e politikanit të arratisur nga Mitrovica në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit nga veriu, Olliver Ivanovic.

Rada Trajkoviç, politikane nga Kosova: “Vuçiç ka larë hesapet në mënyrën më të tmerrshme, duke mbrojtur ata që vranë Oliverin, më të mirin mes nesh. Duam drejtësi dhe jo frikë”.

Protestat që vazhdojnë çdo javë u kthyen në sfidë politike në Serbi. Pakënaqësia duket se rritet pavarësisht se opozita është grumbulluar me ide të kundërta, por kundër presidentit. Qytetarët thonë se nuk do të mungojnë.

“Vuçiç jo vetëm që duhet larguar nga pushteti, por nuk duhej as të zgjidhej”.

“Jemi këtu për liri, drejtësi, për të patur media dhe mundësi në jetë; pasi kjo nuk është fytyra e Serbisë”.

Opozita dhe qeverisja kanë bërë garë për numrin e protestuesve pasi zyrtarët thonë se numri është dhjetë herë më i vogël. Këto janë protestat e para serioze që pas atyre kur Vuçiç fitoi zgjedhjet me rezultat rekord. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono