Serbi, opozita marrëveshje simbolike me qytetarët

11:59 | 17/02/2019

Opozita serbe i ka ofruar çdo qytetari të bëjë marrëveshje me të për parimet e qeverisjes, nëse vijnë në pushtet. Ata kërkuan që politikanët t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo të qeverisin me ta në interes personal. 

Një pjesë e qytetarëve të Serbisë votuan si në zgjedhje një marrëveshje simbolike me opozitën për të mos përsëritur më sistemet totalitare. Premtimi i opozitës është se qytetarët do ta udhëheqin shtetin dhe më nuk do të ketë nevojë për protesta.

Por, para se kjo të ndodh qeverisja e presidentit, Aleksandër Vuçiç, duhet të largohet. Protestën e kanë mbështetur disa figura serbe.

Srgjan Shkoro, Gazetar: Duhet të gjejmë njerëz që do ta shërbejnë popullin dhe jo ta udhehqin atë dhe duhet marrë masa për shpërndarjen e fuqisë, e jo kjo të jetë vetëm e nje njeriu dhe e një partie.

Bozho Prelleviç, avokat: Solidariteti me njerëzit e rrezikuar dhe të mposhtur po e zgjon Serbinë. Zgjedhjet kriminale i fitojnë kriminelët dhe kërkojmë liri të medias të paktën gjashtë muaj për të shkuar në zgjedhje.

Protestuesit në kryqytetin serb kanë tre muaj që protestojnë kundër kontrollit të mediave dhe pushtetit, siç thonë, absolut të vetëm një njeriu. Kësaj radhe protestat janë shtrirë edhe në disa qytete duke e bërë një të tretën e qyteteve ku protestohet.

Ata kanë vazhduar drejt presidencës dhe më pas para Kuvendit serb për të treguar se institucionet u takojnë atyre. Kjo, thonë ata, është hera e fundit kur Serbia do të ketë nevojë për protesta kundër një regjimi./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono