Serbi, aksident tragjik në afërsi të Nishit

11:13 | 16/12/2018

Një aksident tragjik është regjistruar në qytetin e Leskovcit në Serbi. 3 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën pasi një autobus i nisur nga Maqedonia doli nga rruga. 4 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, raporton Klan Maqedonia. Ata janë dërguar menjëherë për në spitalin e qytetit të Nishit. Mediat serbe saktësojnë se fatkeqësia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Autobusi, për arsye deri tani të panjohura, kishte dalë nga autostrada dhe ishte rrokullisur. Autobusi ishte nisur nga qyteti i Prilepit në Maqedoni, me destinacion Vjenën. Nuk dihet ende nëse mes udhëtarëve kishte shqiptarë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono