Senida Mesi rrëfen historinë e familjes: Do isha super e djathtë

22:21 | 10/12/201922:210

Ish-zv.kryemimistja Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon në Abc News.

Mes të tjerash Senida ka folur për familjen e saj dhe raportet me tre fëmijët. Ndërkohë, Mesi u ndal edhe tek politika, teksa është eksponente e rëndësishme e PS në Shkodër.

Mirëpo, gjatë bisedës në studio, ajo zbuloi se duke u bazuar në historinë e saj familjare duhet të ishte e djathtë, por edukimi i saj si ekonomiste e ka orientuar nga politikat e majta.

Pjesë nga biseda: 

Nano: Ju jeni e majtë, për shkak të asaj çantës që keni mbi shpinë

Mesi: Të ishte për çantën që kam mbi shpinë do isha super e djathtë…

Nano: Keni qenë e përndjekur?

Mesi: Bashkëshorti ka pasur prona dhe akoma nuk i ka marrë dhe nga familja e babait tim të persekutuar.

Nano: Ju paskeni bërë alamet zgjedhje. Të përshëndes, nuk gjen njerëz në Shqipëri që të tradhtojnë origjinën, traditën, kauzën.

Mesi: Kjo është edukata e prindit që të lë të lirë të zgjedhësh. Babi im është opozitar në natyrë, edhe gjithmonë natyrë e hapur dhe na ka lënë të lirë. Ndoshta përkatësia ime e majtë vjen nga edukimi im si ekonomiste. Sot në botë të gjithë po shkojnë drejt politikave sociale./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono