Senati kufizon fuqitë ushtarake të Trumpit kundër Iranit

10:01 | 14/02/202010:010

Senati i Shteteve të Bashkuaraki ka kufizuar autoritetin presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit.

Përmes një rezolutet të miratuar të hartuar nga senatori demokrat, Tim Kaine, thotë se Trump duhet të ketë miratimin e Kongresit përpara se të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Tetë republikanë u janë bashkuar demokratëve për të miratuar rezolutën me 55 vota për dhe 45 kundër.Me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Kongresi ka fuqinë për të shpallur luftë  jo presidenti.

Trump dhe mbështetësit e tij thonë se rezoluta do t’i dërgojë mesazhe të gabuara Iranit dhe kundërshtarëve të tjerë të mundshëm. Ndërkohë pritet që Trump të vendosë veto ndaj saj.

Trump, së voni, ka përdorur veton ndaj një rezolute për luftën në Jemen. Rezoluta e fundit vjen pasi Trump, muajin e kaluar, ka urdhëruar një sulm me dron për vrasjen e komandantit iranian, Kasem Sulejmanit, pa e informuar Kongresin paraprakisht./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono