Sëmundja e rrallë që prek fëmijët është zbuluar në fosilet e një dinozauri 66 milionë vjeçar

14:00 | 14/02/202014:000

Një sëmundje e rrallë, e cila ende i prek njerëzit në ditët e sotme, është gjetur në fosilet e disa dinozaurëve që kanë ekzistuar 66 miliona vite më parë.

Studiuesit nga Universiteti Tel Aviv kanë vënë re kavitete të pazakonta në dy segmente të shtyllës kurrizore të dinozaurëve, fosilet e të cilëve mbahen në Parkin Provincial të Dinozaurëve në Alberta të Kanadasë. Në këto segmente janë vërejtur shenja të ngjashme me një lloj tumori që i prek edhe sot njerëzit.

“Sëmundja e diagnostikuar tek këta njerëz është e komplikuar, dhe në disa raste sëmundjet e njëjta lënë shenja të ngjashme në eshtra, sidoqoftë ato kanë një ngjashmëri me disa shenja të gjetura tek dinozaurët”, tha Hila May, udhëheqëse e Laboratorit të Biohistorisë dhe Mjekësisë Evolucionare.

“Kjo është hera e parë që kjo sëmundje është identifikuar në një dinozaur”, shtoi ajo.

Ky lloj tumori, që është parë i ngjashëm edhe tek dinozaurët, zakonisht prek djemtë e moshës 2 deri në 10 vjeç. Fatmirësisht, kjo sëmundje që prek eshtrat në të shumtën e rasteve mund të zhduket vet, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Autorët e këtij studimi janë shprehur se studimi i sëmundjeve tek mbetjet e dinozaurëve është një fushë shumë e vështirë dhe e komplikuar. Më herët janë identifikuar shumë infeksione dhe sëmundje të tjera, mirëpo është hera e parë që janë zbuluar shenja të tumorit tek këto fosile.

Këto gjetje janë si pikënisje e mirë për zhvillimin e mjekësisë evolucionare, një fushe e re e hulumtimeve që analizon zhvillimin e sëmundjeve që nga kohët e lashta deri sot. /abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono