Sekreti i lumturisë? 10 minuta aktivitet fizik në javë

23:20 | 16/04/2018

Sipas një studimi të kohëve të fundit, të merresh 10 minuta me aktivitet fizik  në javë mjafton për të përmirësuar humorin, por kujdes sepse rregulli nuk vlen për të gjithë!

Të merresh me sport është mirë, sepse stimulon prodhimin e endorfinës dhe serotoninës në tru. Këta neurotransmetues, nëse çlirohen në sasi të duhura, prodhojnë gjendje të euforisë dhe mirëqenies. Por sa sport duhet të bëni për të parë efekte pozitive në humorin tuaj? Për të moshuarit, mjaftojnë vetëm disa minuta në javë, me kusht që ato të bëhen me qëndrueshmëri dhe rregullsi, për të tjerët kërkohet pak më shumë përpjekje.

Studiuesit në Universitetin e Miçiganit në fakt kanë botuar hulumtime në “Journal of Happiness Studies” duke analizuar 23 studime ekzistuese që bazoheshin në një sasi të madhe të të dhënave dhe një gamë të gjerë të mostrave nga vende të ndryshme.

Sipas të dhënave, shanset për të qenë të lumtur janë 52% më të larta në mesin e atyre që janë shumë aktivë dhe zvogëlohen pothuajse 30% për ata që janë pak më pak dhe kanë një jetë sedentare.

Edhe një aktivitet i moderuar mund të bëjë dallimin. Për të moshuarit mjaftojnë vetëm 10 minuta aktivitet fizik një javë, sepse gjendja është më e mirë. Hulumtimet tregojnë se në mesin e tyre janë edhe ata që i kanë mbijetuar kancerit, duke i kushtuar edhe për një kohë të shkurtër aktivitetit aerobik dhe stretching mund të bëjë ndryshime të mëdha.

Sa peshoni? Ndikon gjithashtu edhe madhësia e trupit. Krahasuar me të rinjtë që nuk ushtrohenë, ata që bëjnë një herë në javë kanë 1,4 herë më shumë shanse për të qenë të lumtur, nëse janë normale dhe 1,5 herë nëse janë mbipeshë. Nuk është e domosdoshme të lodhëni apo ta ekzagjeroni. Pragu maksimal është ndërmjet 150 deri në 300 minuta stërvitje javore. Përtej kësaj nuk ka pasur ndikim të konsiderueshën në drejtim të përmirësimit të gjendjes shpirtërore.

Së fundi, thonë autorët e hulumtimit nuk ka sporte më të mirë se të tjerët: të gjitha janë të mira, sepse ajo që ka rëndësi është të bëni aktivitet fizik rregullisht dhe vazhdimisht. /abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono