Seanca e jashtëzakonshme, a do të rrëzojë Parlamenti dekretin e Presidentit Meta?

10:08 | 15/11/201910:080

Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë fort njëra tjetrën për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi zhvillon sot një seancë të jashtëzakoshme të thirrur dje nga Konferenca Kryetarëve me kërkesë të socialistëve menjëherë pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si Gjygjtare Kushtetuese.

Gazetarja, Esiona Konomi raporton për abcnews.al se seanca pritet të zgjasë rreth dy orë. Mazhoranca dhe Opozita do të diskutojnë mbi veprimin e Presidentit Meta dhe në fund pritet që Parlamenti të votojë një rezolutë të hartuar nga socialistët me dy kërkesa kryesore: I bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të mos e njohin dekretin e Metës dhe gjithashtu i bën thirrje presidentit të mos bllokojë Reformën në Drejtësi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono