Së shpejti mikroçipet në tru të cilat fshijnë kujtimet dhe luftojnë sëmundjet

18:19 | 09/11/201718:190

Tekonologjia futuristike mund të bëhet realitet brenda 15 viteve, sipas shkenctarit Bryan Johnson.
Këto mikroçipe do tu japin mundësinë njerëzve që të “blejnë” kujtime të reja ose të fshijnë ato të padëshiruarat. Së shpejti, kjo risi do jetë aq popullore sa smartfonët.

Ky “injektim”në tru, synon të hapë potencialin e plotë të tij.

Brenda 15-20 viteve ne do të kemi paisje majftueshëm të avancuara në shërbim të trurit, ndaj të cilave mund të marrim përgjigje ndaj çdo pyetje që kemi.
P.sh, A mund të kemi një memorie perfekte? A mund ta rrisim nivelin e të mesuarit? A mund të kemi komunikim tru me tru? Etj…
Imagjinoni një skenar ku ju mund të pyesni veten: Do të kisha dëshirë të dija se si jetonin njerëzit në vitet 1800, dhe mjaft mirë kjo eksperiencë mund të krijohej mendërisht.
Një paisje e tillë do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzit, pasi do të bëhet aq popullore sa dhe pjesët e tjera teknologjike që tashmë janë bërë domosdoshmëri në jetën e përditshme.
Tashmë këta mikroçipa po testohen tek pacientet epileptikë.
Përpara se të vihet në përdorim tek individët e shëndetshëm, prodhuesit po shpresojnë që kjo paisje të mund të përdoret për të përmirësuar memorien e njerëzve të cilët vuajnë nga sëmundje mendore, si Alzhaimeri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono