Së shpejti ferma e parë didaktike, qeveria lëvron 1mln euro

12:20 | 15/03/2019

Qeveria ka vendosur në dispozicion të Universitetit Bujqësor të Tiranës 1 milion euro për të ndërtuar fermën e parë didaktike në vend. Financimi vjen në kuadër të Paktit për Universitetin dhe synon t’i shërbejë Institucionit të Arsimit të Lartë për praktikat mësimore të studentëve, por dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës shumë shpejt do të ketë një fermë të tijën. Ajo do t’i shërbejë për praktikat mësimore të studentëve, por dhe për të nxjerrë të ardhura. Qeveria në mbledhjen e fundit të saj ka vënë në dispozicion të Universitetit 1 milion euro. Këtë ia bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili tregoi dhe qëllimin e këtij investimi.

“I takon sepse e ka shumë të konkretizuar spektrin e veprimtarisë  së vet. Të krijojë një model edhe për të tjerët të një kompanie të veten, fitimprurëse, ku të përfshihen pedagogë, studentë, të përfshihen ekspertët më të mirë dhe në një terren që të shërbejë si destinacion për praktikat mësimore, për trajnimin e specialistëve të bujqësisë në territor, për të gjitha proceset eksperimentale dhe unë besoj që ky territor duhet të synojmë të përfshihet në listën e atraksioneve turistike”, tha Rama.

Ferma parashikohet të ndërtohet sipas modelit të një agroturizimi, në një hapësirë prej rreth 130 hekatarësh. Për një pjesë të tokës sërish është dashur financimi nga buxheti i shtetit.

“Jemi detyruar ta paguajmë me fondin e buxhetit për shpronësim të pjesshëm. I zaptuar, i vjedhur dhe zaptuesit me titull pronësie. Besoj që do ta ndërtojmë edhe një model të agroturizmit që mund të ofrojë të gjitha kapacitetet akomoduese dhe të gjitha mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë se pak orë në atë territor”, tha ai.

Kërkesa e kahershme e Rektorit të Universitetit tha kryeministri bëhet realitet falë shtysës që i dha procesit protesta e studentëve. Ndërkohë vetë shefi i qeverisë përfitoi të nxisë fermerët të realizojnë projekte për të përfituar nga fondet që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për zhvillimin e bujqësisë në vend.

“Bashkimi Europian nuk është një bankomat, por është një organizëm me kapacitete të mëdha financuese që nuk lëshon një qindarkë nëse nuk ka përpara një projekt bindës”, tha kryeministri.

Shqipëria, sipas kryeministrit Rama, sot ka volumin më të madh financiar për bujqësinë, rreth 100 milionë euro, por për t’i kthyer në investime konkrete duhet dije./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono