Schumacher ndjek garat e formula 1

17:45 | 31/07/201917:450

Michael Schumacher është në përmirësim dhe ndjek garat e Formula 1. Ish-shefi i tij tek Ferrari, Jean Todt, jep shpresë për shëndetin e legjendës gjermane.

A mund të kthehet sërish i tillë?

Po mbushen gati 5 vjet që këto pamje të Michael Schumacherit janë kthyer në një histori e hershme, por legjenda e Formula 1 ndoshta po e merr veten. Një shpresë e jep ish-shefi i tij tek Ferrari, Jean Todt, i cili lëshoi disa deklarata lidhur me shëndetin e ish-pilotit gjerman, shtatë herë kampion i botës.

Gazetat u hodhën menjëherë përpjetë. “Marka” në Spanjë: Jean Todt: Schumacher përmirësohet, i shohim së bashku garat e Formula 1”.

“Daily Mail” në Angli: Michael Schumacher po lufton për t’u përmirësuar, dhe ende shikon në televizor garat e Formula 1, pohon ish-shefi I Ferrarit, Jean Todt!

“Il Corriere dello Sport” në Itali: Shoh garat e Formula1 së bashku me Schumacherin, thotë Jean Todt! Michael nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë! Është në duart më të mira të mundshme!

Në të vërtetë, Todt sqaron se shëndeti i Shumit nuk është ende shumë i mirë, komunikimi mes tyre nuk është si dikur, për shkak të gjendje së gjermanit, por drejtuesi i madh francez thekson se piloti gjerman këmbëngul dhe shpreson për t’u përmirësuar edhe më shumë.

Michael Schumacher pësoi aksidentin e rëndë në kompleksin turistik në Alpet e Francës, në Dhjetor 2013, duke qenë pranë vdekjes. Ai u ndodh në koma, me dëmtime të mëdha në kokë, u mbajt në spital për një kohë të gjatë, ndërsa më pas familja e mori në shtëpi, nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve.

Besohet se shpenzimet në 5 vjet kanë arritur në mbi 22 milionë euro, ndërsa tifozët e Ferrarit nuk e kanë harruar kampionin e tyre. Schumacher fitoi 7 tituj kampion në Formula 1, dy me Benetonin dhe 5 me Ferrarin, në një karrierë që vazhdoi për 17 vjet./
ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono