Sarri kërkon Ikardin dhe Manolas

20:30 | 15/06/2019

Juventus duhet të presë  të paktën edhe një javë për të nënshkruar me trajnerin e ri Mauricio Sarri. Tekniku Italian do të zyrtarizohet në momentin që tek Chelsea do të sigurojnë pasardhësin e tij që me shumë mundësi do të jetë Lampard.

Sipas mediave italiane, zbarkimi i Sarrit në Torino është parashikuar javën e ardhshme ku do tË nënshkruaje një kontratë 3 vjeçare në të cilën përfshihet dhe një bonus i majme në rast fitoreje të Championsit. E përditshmja torineze Tutosport zbulon se trajneri është duke projektuar merkaton e skuadrës.

Mesfushori Miralem Pjaniç dhe mbrojtësi Rugani janë të paprekshëm dhe do të jenë baza e skuadrës. Të dy lojtarët ishin pranë largimit pasi ish tekniku Allegri nuk i konsideronte si titullar. Sami Khedira është me valixhe në duar dhe mund te vijojë karrierën në kampionatin amerikan ku ofertat nuk mungojnë. Juventus do të tentojë dyshen Kulibali; Pogba, një operacion që mund t’i kalonte 200 mln euro, por drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë e kanë të pamundur të bëjnë një sforco aq të madhe financiare.

Trajneri Sarri kërkon Kostas Manolas që aktivizohet te Roma dhe Mauro Ikardin. Tekniku i kishte kërkuar edhe në kohën që drejtonte Napolin. Tashme është në dorën e  drejtuesve të Juventusit për të tentuar lojtarët e kërkuar nga trajneri Mauricio Sari./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono