Sarri: Fishkëllimat në Napoli? Deklaratë dashurie, tërhiqem pas Juventusit

15:19 | 25/01/202015:190

Juventus kryeson Serie A me katër pikë më shumë se Interi dhe kundër Napolit do të tentojë të ruajë këtë diferencë. Bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështire, teksa Maurizio Sarri rikthehet për herë të parë si kundërshtar në “San Paolo”. Trajneri i Juventusit e pranon në konferencë për shtyp se e nesërmja do të jetë një sfidë e veçantë për të, por ai nuk ndjen asnjë lloj presioni.

NAPOLI – “Është një ndeshje e veçantë për mua, por nuk duhet të shpenzojmë kaq energji për gjëra personale. Duam të luajmë një ndeshje të nivelit të lartë dhe të kthehemi me tre pikë. Ndeshja është e komplikuar për shumë shkaqe. Me Demme kanë krijuar një pikë referimi në mesfushë.

Pres një ndeshje të vështirë, Napoli është një skuadër e fortë dhe është shumë e ndërlikuar të përballesh me ta në një ndeshje teke. Renditja e tyre është e çuditshme, sepse janë të parët në qarkullim topi, vertikalizime dhe goditje drejt portës, teksa janë të dytët në rastet e krijuara. Fishkëllimat? Do i konsideroj si një deklaratë dashurie”.

E ARDHMJA – “Në këto momente nuk mendoj rikthimin një ditë në stolin e Napolit. Nëse më pyesni papritmas, mund të them që mbase mund të tërhiqem pas aventurës me Juventusin. Të shohim sesa energji do të më kenë mbetur”.

BENTANCUR – “Është më i mirë se Khedira në inkursione. Bentancur po fillon ta bëjë diçka të tillë, deri tani kishte shënuar shumë pak në karrierë. Sigurisht që mund të përmirësohet akoma. Një lojtar si ai na jep ekuilibër, sepse ka një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe luan mirë në të dy fazat, sulm dhe mbrojtje”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono