Sarandë/ Arrestohet polaku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

18:09 | 13/03/2018

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas polak për llogari të shërbimeve të drejtësisë polake.

Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni u kap këtë të martë dhe pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

Gjykata Rajonale Poznan në Poloni e ka dënuar në 2013-n Pasternak me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal polak, pasi prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake ).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol WarsaW po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono