“Sarandat e Kosovës” vizitojnë qytetin, emrin e të cilit mbajnë

16:49 | 11/02/2018

Qyteti i Sarandës ka pritur këto dy ditë shumë vajza të Kosovës që prindërit e tyre u kanë vendosur emrin Saranda. Shumë prej tyre e vizitonin qytetin jugor për herë të parë.

40 Saranda udhëtuan nga Kosova në Sarandë.
Janë vajza me emrin e qytetit shqiptar.
Shumë nga ato e vizitojnë Sarandën për herë të parë.

“Emrin ma ka vënë gjyshja e mamit. Kështu që në njëfarë forme ndihem krenare që mbaj emrin Saranda. E pata rastin që në emër të Sarandës të vizitoj Sarandën”.

Nje udhëtim i përbashkët, por edhe një amanet të kryer për prinderit. I gëzuar është edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Ndihem i gëzuar që ndodhem në mes 40 Sarandave, nga Prishtina, Gjakova, Peja nga Mitrovica, nga e gjithë Kosova ”

Mes tyre edhe Saranda Myftari, e cila ka lindur në këtë qytet gjatë luftës. Ajo erdhi për herë të parë

“Kam lind në vitin ’99 edhe s’kam pas mundësi më përpara me e vizituar vendlindjen. Sot ka qenë hera e parë që e kam vizituar dhe jam kënaqur shumë”.

Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda, por shumë të tjerë mbajnë emrin Vlora, Berati, Drini, Shkumbin, Shkodran./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono