Sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ndëshkojnë 4 kompani e 15 agjentë

08:34 | 20/12/201808:340

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj Rusisë, duke vënë në shënjestër individë dhe kompani që dyshohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale. Sanksionet e reja prekin 15 anëtarë të shërbimeve sekrete ushtarake të Rusisë dhe 4 kompani që dyshohen për aktivitete dashakeqe ndaj Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën. Konkretisht, personat në fjalë konsiderohen përgjegjës për sulme kibernetike ndaj profileve elektronike të eksponentëve të Partisë Demokratike dhe për përhapje të lajmeve të rreme në rrjetet sociale, për të krijuar përplasje në radhët e elektoratit amerikan. Lëvizja më e fundit e administratës amerikane vjen pas sanksioneve të vendosura në prill ndaj 7 oligarkëve rusë dhe 12 kompanive, të akuzuar për shkelje të normave ndërkombëtare për llogari të Kremlinit. Në sanksione kanë përfunduar edhe individë përgjegjës për sulme kibernetike ndaj Agjencisë Botërore të Anti-dopingut, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe organizatave të tjera në periudhën 2016-2018. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono