Samiti Trump-Kim, flet sekretari amerikan i Shtetit

14:04 | 11/06/201814:040

Sekretar amerikan i Shtetit ka folur në Singapor lidhur me takimin e shumëpritur mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ai theksoi se Uashingtoni ka vetëm një qëllim; ç’armatosjen bërthamore të Phenianit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, foli nga Singapori për takimin e shumëpritur midis presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

“Ky është me të vërtetë një mision paqeje”, u tha Pompeo gazetarëve, duke shtuar se bisedimet janë ende në vazhdim me zyrtarët e Koresë së Veriut.

Këto bisedime po lëviznin shpejt, tha ai, duke shtuar: “Ne parashikojmë që ata do të vijnë në përfundimin e tyre logjik edhe më shpejt se ç’kemi parashikuar”.

Në përpjekjen e jashtëme diplomatike, e cila do të kulmojë të martën kur Trump dhe Kim do të shkruajnë historinë si liderët e parë në pushtet të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut që takohen, Pompeo nënëvizoi se Uashingtoni ka vetëm një qëllim: ç’armatosjen bërthamore të Phenianit.

“Koreja e Veriut më parë na ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të denuclearizim dhe ne presim me padurim të shohim nëse këto fjalë janë të sinqerta”, tha Pompeo.

“Fakti që dy udhëheqësit tanë do të ulen ballë për ballë është një shenjë e potencialit të madh për të arritur diçka që do të përfitojnë pafundësisht të dy popujt tanë dhe e gjithë bota”, shton më tej sekretari amerikan i Shtetit.

Gjithashtu Pompeo nënvizoi se SHBA shpreson që samitit të vendosë kushte për bisedime productive në të ardhmen. Duke pranuar dështimet e marrëveshjeve të arritura në administratat e mëparshme, ai bëri të ditur se rezultati I vetëm që do të pranojë SHBA nga ky samit është ç’armatosja bërthamore e verifikueshme dhe e pakthyeshme e gadishullit Korean.

Pomepo tha se nuk do të ketë lehtësim sanksionesh pa përfunduar ky proces. Gjithashtu kërcënoi se në rast dështimi masat ndëshkuese ndaj Koresë së Veriut do të ashpërsohen./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono