Samiti i Londrës, Mogherini: Ballkani kreu reformat

11:36 | 11/07/2018

Samiti i pestë i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e procesit të Berlinit kulmoi me takimin e 6 liderëve të rajonit me disa liderë të Bashkimit Europian dhe zyrtarë të institutioneve europiane. Në fillimin të samitit, shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini ka tërhequr vëmendjen mbi faktin, se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kryer reforma të rëndësishme në rrugën e integrimit europian, për të cilat Bashkimi Europian u detyrohet mbështetje.

Federica Mogherini: “Ne u detyrohemi vendeve të Ballkanit Perëndimor vëmendjen dhe mbështetjen që ata meritojnë, pasi qytetarët e Ballkanit dhe veçanërisht të rinjtë na rikujtojnë gjithnjë anën tërheqëse të Bashkimit Europian, se është një organizatë vitale dhe e vërtetë. Ndonjëherë kjo kuptohet më mirë nga jashtë sesa nga brenda”.

Në konferencën përfundimtare për shtyp, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka treguar përkushtimin në vazhdim ndaj procesit të Berlinit për mbështetje tê zhvillimit ekonomik të rajonit përmes projekteve të ndërlidhjes në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, nxitjen e shkëmbimeve tregtare midis vendeve të rajonit dhe ofrimin e oportuniteteve të rinjve për shkollim dhe punësimi. Kryeministrja britanike, Theresa May ka vendosur theksin tek projektet në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit, krimit tê organizuar dhe terrorizmit, ku ajo ka anonçuar dhe mbështetje financiare të Britanisë së Madhe.

Theresa May: “Sot kemi bërë progres të mëtejshëm për ndërlidhjen e rajonit në nivelin ekonomik. Siç dihet, prosperiteti është pandashmërisht i lidhur me sigurinë dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta, si korrupsioni, krimi i organizuar dhe terrorrizmi, që cënojnë investimin dhe besimin në rajon. Ja pse sot kam anonçuar një paketë ambicioze masash për të ndihmuar rajonin të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët dhe të përfocojë kapacitetin për përballjen me rreziqet në të adhmen. Paralelisht kam anonçuar se Britania e Madhe do rrisë mbështetjen e saj financiare me 95% në nivelin e 80 milion paundë deri në 2021. Kjo mbështetje do të shkojë për projekte që bëjnë vërtet diferencën, si forcimi i administratës publike në Maqedoni dhe Mal të Zi, promovimin e reformës në drejtësi në Kosovë dhe Shqipëri dhe ndihmë për klimën e biznesit në Bosnje e Herzegovinë dhe Serbi”.

Angela Merkel:Ne kemi filluar katër vjet më parë procesin e Berlinit. Ideja ishte që të përforconim perspektivën europiane  të rajonit përveçse me reforma edhe me projekte ne fushën e infrastrukturës, energjisë apo ofrimin e  oportuniteteve për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Cili është interesi ynë? Interesi i Gjermanisë është që të kemi një Ballkan Perëndimor të sigurtë, në paqe dhe prosperitet”.

Për presidencën e provesit të Berlinit, kryeministrja britanike Theresa May ia ka kaluar stafetën  kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, i cili gjatë presidencës polake synon të transmetojë te vendet e Ballkanit  eksperiencën e Polonisë në reformën administrative dhe thithjen e fondeve të Bashkimit Europian. Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër është nënshkruar gjithashtu marrëveshja për selinë në Serbi të komunitetit të transportit./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono