Samiti i Londrës/ Liderët e Ballkanit e drejtuesit e BE-së mblidhen më 9-10 korrik

15:39 | 06/07/201815:390

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe drejtuesit e 10 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen me 9-10 korrik në Londër në kuadër të procesit të Berlinit. Ata do të dikustojnë një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrat dhe ministrat nga dhjetë shtete anëtare të Bashkimit Europian do të marrin pjesë në samitin që do organizohet në Londër në 9 dhe 10 korrik në kuadrin e procesit të Berlinit. Presidenca austriake e Bashkimit Europian në bashkëpunim me autoritetet britanike kanë organizuar takime përgatitore për axhendën e samitit. Samiti do të përqendrohet në rritjen e stabilitetit ekonomik në rajon, forcimin e sigurisë, adresimin e çështjeve politike, si dhe çështjeve ligjore për konsolidimin e procesit të pajtimit midis vendeve të rajonit. Para samitit të Londrës, kancelari austriak Sebastian Kurz, ka përkujtuar rëndësinë  e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE gjatë takimit me kolegjin e Komisionit Europian.

Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë: «Presidenca austriake po nxit përpara perspektivën europiane për vendet e Balkanit »

Në samitin e Londrës do të marrin pjesë edhe shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe komisioneri për politikën europiane të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn. Hahn ka theksuar, se ka prapambetje në realizimin e të gjitha objektivave të krijimit të tregut energjitik në rajon dhe bizneset e vogla dhe të mesme hasin ende në pengesa të mëdha. Por Hahn ka anonçuar aprovimin e skemës së garancisë në ndihmë të biznesit në rajon.

Johannes Hahn, komisioner për politikën efqinjëssië dhe negociatave të zgjerimit: «Unë mund të anonçoj skemën e garancisë për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor me rreth 150 milion euro, që do të fillojë viitn e ardhshëm. Ne jemi të angazhuar që t’i ofrojmë këto para deri në fund të 2020. Shpresoj që kjo skemë të mund të rinovohet, pasi kjo u jep mundësi institutioneve financiare që të mbështesin  dhe të ndajnë rreziqet me investitorët që angazhohen për projekte ambicioze dhe për biznesmënët që kanë ide të mira, por që nuk kanë buxhetin e mjaftueshëm për t’i realizuar ato, duke rimbursuar një pjesë të dëmeve nëse qasja dështon».

Një tjetër element i rëndësishëm i takimit është përqëndrimi te krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve në rajon.

Simon McDonald, shefi i servisit diplomatik të Britanisë së Madhe:  «Diksutimet tona u përqëndruan tek elementi që është në zemër të procesit të Berlinit, rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit. Ne u fokusuam te plani shumëvjeçar për zonën ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe përgatitja e rajonit për një të ardhme të dixhitalizuar kryesisht për gjeneratat e reja. Ne jemi në dijeni që rajoni vuan nga një papunësi e madhe e të rinjve dhe largimi i talenteve. Ne gjithashtu dëgjuam për angazhimin e British Council për dixhitalizimin e shkollave fillore në rajon. Mbështetja e do të jetë një nga temat kryesore në takimet e të gjitha niveleve javën e ardhshme në Londër”. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono