Salianji: Politika të mësojë nga sporti, Turqia e rrezikshme në sulm
Ervin Salianji, në emisionin Pressing në ABC News

22:20 | 10/10/201922:200

Ervin Salianji, politikan i njohur në vend, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai flet për ndeshjen e Shqipërisë me Turqinë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe batutat e ndryshme.  “Politika mundohet të marrë ndonjë gjë edhe nga sporti. Është mirë që mbështet, edhe në momente humbje”, thotë fillimisht Salianji.

“Nuk është se interferon politika, por i jep më shumë vëmendje publike. Edhe pse në fakt ka vëmendje kur luan kombëtarja, sidomos në ndeshje të tilla të rëndësishme . Edhe parlamenti është bërë komedi, nuk shohin më futboll. Kombëtarja duhet të ketë vëmendjen e duhur nga politika që të ketë sukses. Në çdo stadium janë krerët e shteteve për t’i mbështetur kombëtaret. Do ekzistojë kjo që do mundohen të përfitojnë nga suksesi i të tjerëve”.

“Do ishte e tepërt të themi që është e pamundur. Sulmi është më i rrezikshmi te Turqia, edhe trajneri i veçoi. Ata na mundën me veprime individuale. Kanë elementë individualë. Në lidhje me të ardhmen, është çështje tjetër pjesa e rinovimit. Për çështjen e kualifikimit është një ndeshje e rëndësishme”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono